Në 5-vjetorin e vrasjes përkujtohet ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

Aktuale

Në 5-vjetorin e vrasjes përkujtohet ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 23:37
Në 5-vjetorin e vrasjes përkujtohet ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi

Një akademi përkujtimore është mbajtur për nder të Qerim Kelmendit, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pesë vjet më parë në fshatin Zahaq të Pejës. Në këtë ceremoni, figura dhe kontributi i Kelmendit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës u vlerësua lart nga të pranishmit. Aty u kërkua që vrasja e tij të zbardhet sa më parë dhe ta marrë drejtësinë e merituar.

Në 5-vjetorin e vrasjes është përkujtuar ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi. Në një akademi përkujtimore, të organizuar nga Shoqëria Lëvizja, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-se dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë, u vlerësua lart figura e Kelmendit.

Anëtar i kryesisë nga Shoqata e të Burgosurve Politikë, Binak Ulaj, tha se kontributi i Qerimit për lirinë e vendit ishte i madh, por që zbardhja e vrasjes të tij nuk ndodhi kurrë.

Në emër të OVL-UÇK-së foli Gazmend Syla, i cili tha se Organizata e veteranëve të luftës posedon një listë të gjatë të luftëtareve të lirës që u vranë pas luftës

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, që ishte pranishëm në këtë akademi, foli në superior për Qerim Kelmendin.

Në emër të familjes Kelmendi, foli Muhamet Kelmendi, i cili tha se rruga e Qerimit ishte liria e vendit.

Qerim Kelmendi u vra para pesë vjetësh dhe trupi i tij u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës. Kelmendin, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e pati dekoruar me urdhrin ‘Hero i Kosovës’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat