Deputeti shqiptar në Bern bën krahasim interesant të blerjeve në Zvicër dhe Kosovë, ja dallimet

Aktuale

Deputeti shqiptar në Bern bën krahasim interesant të blerjeve në Zvicër dhe Kosovë, ja dallimet

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 08:33
Deputeti në Bern i cili vjen nga Kosova, Korab Rashiti

Deputeti në Bern i cili vjen nga Kosova, Korab Rashiti ka bërë një analizë/krahasim mjaft interesant.

Ai ka analizuar një shportë të përzier në vlerë prej 50 euro/frang, duke treguar se sa TVSH paguhet për to në Kosovë e sa në Zvicërr.

Sipas analizës së tij, del se për këtë shportë, një zvicerran paguan mbi 40% më pak TVSH.

E plotë:

Për një shportë me vlerë 50 euro/CHF, ku 25 euro/CHF janë mallra të zakonshme dhe 25 euro/CHF ushqim në supermarket, një qytetar i Kosovës paguan 4,50 euro TVSH (18% për 25 euro + 8% për 25 euro), ndërsa një zviceran paguan 2,68 CHF TVSH (8,1% për 25 CHF + 2,6% për 25 CHF).

Një zviceran paguan rreth 40,4% më pak TVSH se një kosovar për këtë shportë të përzier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat