Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

Aktuale

Osmani kujton përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit: Mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Qirezit duke thënë se mbetën të vrarë 24 persona në vatrën e rezistencës, në Drenicë.

Osmani tha se më 28 shkurt 1998, regjimi gjenocidal i Millosheviqit kreu një nga aktet më të rënda të terrorit shtetëror.

“Aty ku dhimbja dhe guximi u ndërthurën, vajzat dhe djemtë e UÇK-së, bënë sakrificën më të madhe për çlirimin e Kosovës, ndaj në këtë 27-vjetor nderojmë me respekt të thellë ata që ranë për liri.

Masakra në Likoshan dhe Qirez mbetet një dëshmi e brutalitetit të ushtruar mbi popullin tonë, por edhe një moment kur vendosmëria për liri u bë e pathyeshme.

Kujtimi për martirët mbetet i gjallë, ndërsa amaneti i tyre na obligon të vazhdojmë kërkimin e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat