Votat në përfaqësitë diplomatike, Kurti “i turpëron” për nga numri i votave Abdixhikun, Hamzën e Haradinajn

Aktuale

Votat në përfaqësitë diplomatike, Kurti “i turpëron” për nga numri i votave Abdixhikun, Hamzën e Haradinajn

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 11:37
Kurti- Abdixhiku- Hamza- Haradinaj

93.02% e votave të përfaqësive diplomatike janë numëruar deri sot në mëngjes.

Deri më tani kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë 9577 vota.

Kurti pasohet nga ai i PDK-së, Bedri Hamza, i cili nga këto vota mori 897.

Kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka 871 vota, ndërsa kandidati i koalicionit AAK-Nisma ka 199 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë është duke u bërë numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike, ndërsa ka filluar numërimi i fletëvotimeve nga votimi përmes postës, sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat