Deri më tani janë numëruar 40 nga gjithsej 43 kuti votimi në përfaqësitë diplomatike, sipas rezultateve preliminare. Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 80.75% të votave.
Pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 7.48%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 7.45% të votave. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.93% të votave, ndërsa Koalicioni për Familjen ka marrë 0.76%.
Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka nisur të mërkurën pasdite dhe, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përfundimi i këtij procesi i paraprin numërimit të mbi 15 mijë votave të dërguara me postë.