Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka planifikuar që deri në fund të vitit 2025 t’i përfundojnë 80 lëndë gjyqësore.
Kjo u bë e ditur nga shefi i departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç’rast u miratua edhe plani i punës i Departamentit Special të Gjykatës Themelore Prishtinë për vitin 2025.
Gjyqtari, Kurtaj gjatë kësaj mbledhje ngriti shqetësimin edhe për numrin e vogël të gjyqtarëve në këtë departament.
Gjyqtari, Kurtaj tregoi se si do të monitorohen rastet e përfshira në këtë listë.
Por, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj kërkoi që edhe lëndët që janë në listat e vitit 2023 dhe 2024 të marrin trajtim sa më të shpejt.
Lidhur me këtë kërkesë të kryesuesit të KGJK-së, gjyqtari Valon Kurtaj siguroi se rastet e veprave penale që janë në listën e vitit 2024 thuajse janë në përfundim.
Në këtë mbledhje u morë vendim që gjyqtarët, Vegim Maloku dhe Driton Nocaj nga data 1 shtator do të transferohen për periudhë të përhershme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, saktësisht në Departamentin për çështje administrative. Maloku dhe Nocaj deri tani kanë vepruar në Gjykatën Themelore në Pejë.
Po ashtu, në këtë mbledhje të Këshillit Gjyqësor të Kosovës u dërguan për dekretim tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani emrat e 21 kandidatëve të rinj për gjyqtarë në gjykatat themelore të Kosovës.