Diaspora nga Gjakova zgjedh “ndryshe”, kjo parti po prinë me vota

Aktuale

Diaspora nga Gjakova zgjedh “ndryshe”, kjo parti po prinë me vota

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 21:26
Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.

Deri më tani janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Gjakova që jetojnë në diasporë.

Janë publikuar rezultatet preliminare ku deri më tani Lidhja Demokratike e Kosovës po prinë me 517 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje më 318 vota.

AAK deri më tani ka marë 53 vota, IRDK ka marrë 33 vota ndërsa PDK ka marrë 21 vota.

Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Gjakovës që kanë votuar përmes postës janë 4156.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat