Operacioni i Policisë në veri/ Sveçla: Nuk ka vend për dilemë që Serbia qëndron pas këtyre grupeve terroriste

Aktuale

Operacioni i Policisë në veri/ Sveçla: Nuk ka vend për dilemë që Serbia qëndron pas këtyre grupeve terroriste

Nga: A.M. Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 22:48
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  ka reaguar pas konferencë të jashtëzakonshme për media, ku foli për operacioni e Policisë së Kosovës në fshatin Rodel të Leposaviqit.

Ai ka shkruar në Facebook se  "nuk ka vend për dilemë që Serbia qëndron pas këtyre përgatitjeve dhe financimit të individëve e grupacioneve terroriste që përpiqen në çdo formë të përshkallëzojnë situatën e sigurisë në vendin tonë".

Postimi i plotë:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet relevante ka arritur me sukses të lokalizojë dhe sekuestrojë sot armatim, municion, uniforma ushtarake, uniforma të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”, pajisje për trazira e substancë të dyshuar eksplozive në fshatin Rodel të Leposaviqit.

Si edhe në rastet tjera të ngjajshme, nuk ka vend për dilemë që Serbia qëndron pas këtyre përgatitjeve dhe financimit të individëve e grupacioneve terroriste që përpiqen në çdo formë të përshkallëzojnë situatën e sigurisë në vendin tonë.

Në anën tjetër, po ashtu falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, sot është arrestuar një person nën dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit me autoritetet e Serbisë.

Si institucione të sigurisë jemi vigjilent mbi tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim të situatës së sigurisë në Republikën tonë andaj mbesim të përkushtuar që me çdo mjet ligjor, të mbrojmë në çdo kohë sovranitetin e integritetin tonë territorial.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat