Pse po refuzon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për të dhënë dëshminë në Prokurorinë Speciale më 4 mars lidhur me rastin për rezervat shtetërore?
Sipas avokatit Visar Rrecaj, kjo po ndodhë pasi kryeministri Kurti ka krijuar taktizim politik.
“Është taktizim politik ose një mospërputhje me emra të përveçëm të Prokurorisë. Kjo nuk do të duhej të ishte arsyeja, sepse nuk ka kuptim që një kryeministër të mos pajtohet me emra të përveçëm të Prokurorisë e mos të shkojë të dëshmojë për një rast, siç është rasti i vajit e i miellit. Do të duhej të shkonte me patjetër, por pas kësaj urdhërese besoj shumë që do të shkojë e s’do të ketë arsye e s’ka pasur për të mos shkuar”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Avokati thotë se kërkesa e Kurtit për ta intervistuar në zyre, juridikisht është e paqëndrueshme.
“Pretendimi se unë nuk po refuzoj, por eja dhe intervistomni në zyre edhe kjo kërkesë është e paqëndrueshme, Kodi i Procedurës Penale e ka paraparë shprehimisht se kur prokurori i Shtetit shkon e merr dëshminë e dëshmitarit, qoftë në zyrën e tij, qoftë në shtëpinë e tij, ato raste janë kur dëshmitari është në shtratin e vdekjes”, deklaroi ai.