Besnik Tahiri për takimin Trump-Zelensky: Duhet të shërbejë si reflektim për Kosovën

Aktuale

Besnik Tahiri për takimin Trump-Zelensky: Duhet të shërbejë si reflektim për Kosovën

Më: 1 mars 2025 Në ora: 06:36
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Besnik Tahiri 

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Besnik Tahiri  ka komentuar takimin e tensionuar në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri shkroi se ky moment duhet të shërbejë që secili shtet dhe lider shtetërir të reflektojë, e më së shumti vendet si Kosova.

“Takimi në Zyrën Ovale ishte një moment që duhet t’i bëjë të reflektojnë secilin shtet dhe lider shtetëror, e më së shumti vendet si Kosova.

Rimodelimi i plotë i doktrinës politike amerikane, në dritën e reflekseve të saj në rrafshin e politikës së jashtme dhe diplomacisë sipas një rendi në ndryshim e sipër botëror, është diçka për të cilën askush nuk e ka komoditetin të qëndrojë pasiv dhe indiferent”, ka ashkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat