E rëndë: Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

Aktuale

E rëndë: Ky është burri që vdiq në QKUK pasi ra nga një objekt ndërtimi në Lipjan

Më: 1 mars 2025 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Një rast i rëndë ka ndodhur në familjen Kozhani nga fshati Ribar i Madh. Familjari i tyre ka humbur jetën pasi u rrëzua nga objekti ku po punonte në Lipjan.

Siç merr vesh media, viktimë e rastit është Fehmi Kozhani, 53 vjeçar.

Rasti ka ndodh më 25 shkurt, derisa Kozhani ishte duke punuar në një objekt në Lipjan.

Image
Fehmi Kozhani

Ai kishte marrë lëndime dhe si pasojë e tyre ka vdekur në QKUK.

Policia për rastin e kishte arrestuar pronarin e punishtes.

I nderi do të varroset sot në ora 15:00, në varrezat e Ribarit të Madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat