Takimi mes presidentit ukrainas dhe amerikan, nuk shkoi siç duhet.
Në vend të mirëkuptimit dhe arritjes së marrëveshjes, ata u ‘përplaën’ mes vete, duke përfunduar takimi para kohe dhe duke mos arritur asgjë.
Opinionisti Spartak Ngjela, ka komnetuar takimin mes dy presidentëve, duke thënë se Zelensky ishte i qëndrueshëm dhe superior.
“Ky ishte një gjest i madh politik në marrëdhënie ndërkombëtare, i cili pritet të ketë rrjedhoja, por tani duhet të shohim se çfarë do të bëjë opozita e Trump në Uashington, sepse kjo ishte një fyerje që vetë Donald Trump i bëri Amerikës”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Zekenski iku nga takimi me presidentin Trump të Shteteve të Bashkuara, pa bërë asnjë marrëveshje.
Gjithçka ishte e lidhur me mineralet e rralla që ka Ukraina.
Jo! i tha Zelenski, dhe i iku nga takimi.
Kjo ndodhi sepse...
Gjatë takimit në Uashington, Presidenti i SHBA Donald Trump i tha Presidentit Volodymyr Zelensky se Ukraina do të duhet të bëjë “kompromise” në një armëpushim me Moskën.
Por Zelenski i qëndrueshëm dhe superior i tha me këmbëngulje të lartë politike presidentit amerikan: "Nuk duhet bërë asnjë lëshim me udhëheqësin “vrasës” të Rusisë".
Dhe këtu takimi u mbyll. Zelenski u largua si superior, kurse Trump mbeti i ngrirë.
Dhe dihet që Trump është në zbutje me Rusinë.
Ky tani është një fakt që është kthyer në fenomen.
Për Presidentin e Amerikës Donald Trump është e njohur nga qarqet e politikës profesioniste në Uashington se ai, ka qenë dhe mbetet në marrëdhënie të ngushta me Moskën. Ai ka investime gjigante në Rusi.
Por largimi i Zelemslit nga takimi ishte një akt historik që i tregoi Uashingtinit politik se kush është Ukraina dhe cili është për Perëndimin Donald Trump.
Ky ishte një gjest i madh politik në marrëdhënie ndërkombëtare, i cili pritet të ketë rrjedhoja, por tani duhet të shohim se çfarë do të bëjë opozita e Trump në Uashington, sepse kjo ishte një fyerje që vetë Donald Trump i bëri Amerikës.
Të shohim rrjedhën e ngjarjeve që po vijnë.