Hoxhë Fatmir Latifi, i ftuar në emisionin “Weekend” ka folur me shumë emocione për UÇK-në.
Latifi tha se UÇK është një projekt gjigant që i bie përshtati çdo shqiptari.
“Projekti më gjigant, arritja më e madhe, le ta mbajë mend mirë shqiptaria deri në ditën e kiametit projekti më i bukur i cili i bie përshtati çdo shqiptari, pas Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 pa fije dyshimi është UÇK. Që promovon vlera, kulturë, dashuri, respekt, tolerancë e begati”, tha ai.
Tutje, ai potencoi se sot 26 vite kishte qenë i plagosur në luftë, duke theksuar se gëzohet që sot lëviz lirshëm.
“Sot ka rastis dita e parë e Ramazanit, por është një marsi unë e kam datëlindjen e dytë sepse sot 26 vjet në këso kohe unë kam qenë i plagomë”, tha Latifi.