Takimi mes presidentit ukrainas dhe amerikan, dështoi.
Ara nuk arritën gjuhë të përbashkët mes vete, duke përfunduar takimi para kohe dhe duke mos arritur asgjë.
Analisti Sadri Ramabaja, prmes një postimi thotë se Zelensky ra në kurth që kishte të parashkruar skenarin.
“Këto kushte nuk i pranoi dot presidenti i Ukrainës dhe pavarësisht se u ndodhë në një situatë të palakmueshme, ai vazhdoi të kishte qëndrim prej heroit të pamposhtur.
Trumpi nuk kishte si ta pranonte këtë fiasko. Prandaj hakmarrja ishte parapërgaditur mirë dhe ekzekutimi i saj qe i pa shembullt!”, shkruan ai.
Postim i plotë:
Zelensky ra në kurth
Në Shtëpinë e Bardhë sot kishim një shou televiziv të pregaditur mirë.
Presidenti i Ukrainës ra në kurthin që kishte të parashkruar skenarin.
Nuk bëhej fjalë sot për nënshkrimin e marrëveshjes së parapregaditur lidhur me eksplatimin e mineraleve të rralla. Në ditët e fundit Trumpi e kidhte vu re se nuk do t'ia arrite ta ndalte luftën ashtu siç kishte paralajmruar, meqë, e qartë, Putini po dikton kushtet e kapitullimit të Ukrainës. Fjala është për mbajtjen nën kontrollin rus të territoreve të pushtuara; për demilitarizimin e Ukrainës; për forca të sigurisë që do të përkujdeseshin për paqen mes fronteve, e që të pranueshme për Rusinë do të mund të ishin vetëm ato nga Austria apo Qiproja. Kaq!
Këto kushte nuk i pranoi dot presidenti i Ukrainës dhe pavarësisht se u ndodhë në një situatë të palakmueshme, ai vazhdoi të kishte qëndrim prej heroit të pamposhtur.
Trumpi nuk kishte si ta pranonte këtë fiasko. Prandaj hakmarrja ishte parapërgaditur mirë dhe ekzekutimi i saj qe i pa shembullt!
Në Moskë dhe Pekinë ka shpërthyer euforia.
Në Prishtinë në meset e opozitës dhe një lagjeje të medias, çet kokë sërish mazohizmi i lloit të vet!
Europa Perendimore mbështet Zelenskyn
“Askush nuk dëshiron paqe më shumë se qytetarët e Ukrainës! Kjo është arsyeja pse ne bashkërisht po kërkojmë rrugën drejt një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë. Ukraina mund të mbështetet te Gjermania – dhe te Evropa”, shkruan në X kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez gjithashtu ofroi mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Ukrainën pas përplasjes mes Trump, Vance dhe Zelensky.
“Ukraina, Spanja qëndron me ju”, tha ai.
“Dinjiteti juaj nderon trimërinë e popullit ukrainas. Ji i fortë, trim, ji i patrembur. Nuk je kurrë vetëm, i nderuar President Zelensky. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkruan Ursula von der Leyen.
Kryeministri çek Petr Fiala: Ne qëndrojmë me Ukrainën dhe në anën e botës së lirë!
Kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa: Letonia qëndron me Ukrainën.
Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre: Ne qëndrojmë pranë Ukrainës në luftën e saj të drejtë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson: Suedia qëndron me Ukrainën. Ju nuk po luftoni vetëm për lirinë tuaj, por edhe për të gjithë Evropën. Slava Ukraina!
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda: Ukrainë, nuk do të ecësh kurrë vetëm.
Ministri i jashtëm irlandez Simon Harris: Ukraina nuk është fajtore për këtë luftë të shkaktuar nga pushtimi i paligjshëm i Rusisë. Ne qëndrojmë me Ukrainën.
Demokratët në Senat akuzuan Trumpin dhe Vancen se janë në anën e Putinit: “Trump dhe Vancen janë në anën e Putinit. Ata po bëjnë punën e pistë të Putinit. Demokratët e Senatit nuk do të ndalojnë kurrë s[ luftuari për liri dhe demokraci”, ka postuar në rrjetet sociale kreu i pakicës demokrate në Senat, Chuck Schumer.
Në ditët në vijm do të jetë me shumë interes të shohim se si po reagon opinioni amerikan.