Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.
Deri më tani janë numëruar dy kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Kaçaniku që jetojnë në diasporë.
Media ka siguruar rezultatet preliminare ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 464 vota, duke pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 195 vota.
PDK-ja deri më tani ka marë 60 vota, ndërsa AAK ka marrë 5 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Kaçanikut që kanë votuar përmes postës është 1069.