Numërimi i votave me postë/ Kështu votuan qytetarët nga Dragashi, ja cila parti nuk mori asnjë votë

Aktuale

Numërimi i votave me postë/ Kështu votuan qytetarët nga Dragashi, ja cila parti nuk mori asnjë votë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.

Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Dragashi që jetojnë në diasporë.

Media ka siguruar rezultatet preliminare, ku deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 293 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 201 vota.

PDK-ja deri më tani ka marrë 62 vota, ndërsa SDU-ja ka marrë 84 vota.

AAK deri më tani ka 0 vota.

Kujtojmë, se mërgimtarë nga diaspora nga Komuna e Dragashit që kanë votuar përmes postës është 1603

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat