Numërohen mbi 23% e votave me postë, këto janë rezultatet

Aktuale

Numërohen mbi 23% e votave me postë, këto janë rezultatet

Më: 1 mars 2025 Në ora: 20:43
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka bërë përditësimin e fundit për votat e diasporës përmes postës.

Nga 23.4 për qind e votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 49.3 për qind apo 5 mijë e 970 vota.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.19 për qind apo me 3 mijë 535 vota.

Image
Rezultati

Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me 8.09 për qind apo 980 vota të marra deri më tani, partia e katërt është AAK-ja me 710 vota apo 5.86 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat