Numërimi i votave me postë/ Ja cila parti po prin me vota të diasporës në Kamenicë

Aktuale

Numërimi i votave me postë/ Ja cila parti po prin me vota të diasporës në Kamenicë

Më: 1 mars 2025 Në ora: 21:38
Ilustrim

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë Kosovës, konkretisht e fletëvotimeve të dërguara përmes postës nga diaspora.

Janë numëruar 3 kuti të fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Kamenica që jetojnë në diasporë.

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje po prinë me 890 vota, duke u pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 224 vota.

PDK-ja deri më tani ka marrë 86 vota, AAK-ja ka marrë 35 vota, kurse Lista për Familjen 2 vota.

Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Kamenicës që kanë votuar përmes postës janë 1630. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat