Zv/ministri Sallahu tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Aktuale

Zv/ministri Sallahu tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Më: 1 mars 2025 Në ora: 22:20
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse kryeministri Albin Kurti refuzon të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale.

Sallahu, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar nenin 132 të Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit.

“Janë dy situata që i rregullon neni 132 i Kodit për Procedurën Penale lidhur me mosparaqitjen e dëshmitarit për të dëshmuar: E para, ka të bëj për mosparaqitje.  E dyta, për refuzim të dëshmisë”, ka shkruar Sallahu .

 

Tutje ai ka thënë se “sipas paragrafit të parë të nenit 132 të KPK-së, për mosparaqitje, mund të dënohesh nga gjyqtari i procedurës paraprake vetëm (jo me burg) me gjobë”.

“Pra, për secilën mosparaqitje dënohesh deri në 250 euro. Kësisoj, për mosparaqitje, dënimi shqiptohet vetëm me gjobë dhe se është përfundimtar, e i vazhdueshëm derisa nuk paraqitesh.  Nëse paraqitesh, por nuk dëshmon së pari dënohesh me gjobë deri në 250 euro dhe më pastaj dënohesh me burg deri në 1 muaj. (shih pjesën e fundit të paragrafit 1 dhe paragrafin 2 të nenit 132)”.

Sallahu ka sqaruar se “pas mbajtjes së dënimit efektiv (me burg) gjyqtari nuk mund të urdhërojë dëshmitarin për të dëshmuar për rastin identik”.

“Secili vendim tjetër i gjykatës, është shkelje brutale e lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuar me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare!”, ka shkruar ai.

Image
Ligji
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat