Mosshqiptimi i dënimit alternativ për një vepër të lehtë si kundërvajtja, e cila kishte vlerën e rreth 400 eurove, kishte bërë që një i ri, për shkak të pa mundësisë ta paguante, e dërguan në burg, për 22 ditë, që të shlyente gjobën. Ai, siç kishte deklaruar për “Betimi për Drejtësi” në dhjetor të vitit 2014, atje ishte dhunuar seksualisht nga të burgosurit tjerë të dhomës.
I burgosuri i dhunuar në Dubravë ka rrëfyer se pasi ishte bërë vonë dhe asnjë oficer nuk kishte ardhur, njëri nga të burgosurit i kishte bërë me kokë tjetrit dhe i kishte thënë: “Erdh, a po të lëvizë?”.
Ai kishte kundërshtuar dhe i kishte thënë: “Mos më prek!”, por ishte kapur me forcë dhe hedhur në sfungjer. Sipas tij, të burgosurit e tjerë kishin fjetur në kauçë, ndërsa ai ishte lënë në sfungjer. Kur kishte pyetur pse duhej të rrinte aty poshtë, i kishin thënë se nuk kishte vend tjetër.
I burgosuri ka treguar se njëri nga sulmuesit, ai me flokë të gjatë, kishte filluar ta prekte dhe i kishte kërkuar tjetrit ta mbante derën. Më pas, të dy e kishin kapur, dhe ai me flokët e gjatë e kishte shtrirë përtokë, duke tentuar t’ia zhveshte rrobat.
“Në 12 të natës më kanë çu me një dhomë ish kanë një plak, më tha çka ki, kur e kom këqyrë krejt gjak isha kanë, mu kthill truni çka kam pasë”, ka rrëfyer, I burgosuri I cili u dhunua seksualisht në një qeli të burgut të Dubravës.
Pas raportimit, rasti i dhunimit ishte trajtuar në Gjykatën Themelore në Pejë, ku ishte vërtetuar dhunimi. QMKRT KRCT i kishte siguruar avokat mbrojtës gjatë gjithë porocedurës penale.
Pas gati një dekade, në shtator të vtit 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë mori atgjykim përmes të cilit detyroi Qeverinë e Republikës së Kosovës-Ministrinë e Drejtësisë që në emër të kompensimit të dëmit për shkak të mosveprimit sipas përgjegjkësive ligjore të sigurisë në institucione korrektuese dhe keqtrajtimit të përjetuar në shtator të vitit 2014, të kompensoj vitimën për shkak të “dhimbjeve shpirtërore, dhimbjeve trupore dhe cenimit të dinjitetit dhe nderit”.