Pas Abdixhikut e Shalës, ky është kandidati i LDK-së që u listua i treti më i votuari i Diasporës

Aktuale

Pas Abdixhikut e Shalës, ky është kandidati i LDK-së që u listua i treti më i votuari i Diasporës

Më: 2 mars 2025 Në ora: 14:31
Foto ilustrim

Në përditësimin e fundit në sajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 35.64% të votave nga diaspora.

Nga këto vota, deri me tani Lidhja Demokratike e Kosovës del të jetë partia e dytë më e votuara duke marrë 5853 apo 28.40 për qind.

Nga këto vota prinë kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 5 mijë e 356 vota. Pas tij është Kujtim Shala me 3 mijë e 637 vota.

Image
Votat

Ndërsa i treti është renditur kandidati, Hysen Çekaj me 3 mijë e 571 vota nga Diaspora.

Hysen Çekaj nga votat e rregullta në Kosovë kishte marrë 11 mijë e 268 vota.

Ndonëse emri i tij nuk është në top dhjetëshen më të votuar të kandidatëve për deputete, ai është listuar i treti në listën e kandidatëve të LDK-së nga votat e diasporës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat