Kurti e Abdixhiku të parët, pas tyre Hamza e Haradinaj – Sa vota me postë morën kandidatët për kryeministër?

Aktuale

Kurti e Abdixhiku të parët, pas tyre Hamza e Haradinaj – Sa vota me postë morën kandidatët për kryeministër?

Më: 2 mars 2025 Në ora: 15:02
Kurti dhe opozitarët

Mbrëmë pas orës 23:00 është bërë përditësimi i fundit i të dhënave në uebfaqen e KQZ-së, sa i përket numërimit të votave përmes postës.

Deri tani janë procesuar 35.64 për qind e vendvotimeve.

Sipas këtyre të dhënave, i pari renditet kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka marrë 10 mijë e 236 vota, ndërsa pas tij është kandidati i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me 5 mijë e 356 vota.

I treti renditet kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, me 1 mijë e 455 vota, ndërkaq kandidati i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë 857 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat