Në minierën e Artanës një ditë me parë ndodhi një vërshim i ujit prej të cilit disa persona morën lëndime të lehta kurse pati edhe dëme materiale, ndërkaq përveç kësaj pati edhe dëme në rrugët e minierës.
Në minierën e Artanës një ditë më parë puna për nxjerrjën e mineraleve edhe mund të kishin pasoja.
Aty, pati një vërshim të ujit brenda saj që nuk erdhi si pasojë e reshjeve atmosferike.
Blerim Ymeri, nga Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë tregoi se nga ky vërshim disa persona kanë mbetur të lënduar lehtë.
“Lëndime nuk ka pas disa lëndime të lehta që tu ikë, u bë njëfarë panike, përndryshe lëndime jo diçka më shumë nuk ka pas, dëme ka pas por jo edhe shumë , mensa zhveshtoret qëto i ka marrë uji n aka vërshue por jo shumë”, ka theksuar Blerim Ymeri, Sindikata e Pavarur e Minierave me flatacion Kishnicë dhe Artanë.
Ymeri tregon se si erdhi edhe deri tek ky vërshim i ujit.
“Nuk ka të bëjë me reshje atmosferike hiç kjo punë, aty ka pas shembje në minierë, u grumbullu uji, pastaj punëttoret duke e marrë xehen veç uji ka shpërthye”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, një ditë me pas pasojat vërehen ende.
Dëmet kryesore vërehen në infrastrukturës e minierës, sidomos në disa rrugë të cilat janë tashmë vështirë të kalueshme.
Pasojat vërhehen edhe gati tek rruga kryesore.
Si pasoj e këtij vërshimi, në një video të publikuar nga fotografi Arian Mavriqi tregon gjendjen e lumit i cili ka marrë ngjyrë komplet të ndryshme nga ajo e zakonshmja që e karakterizon me ujë të pastër.