Votat në mërgatë, këta janë dy kandidatët që po vazhdojnë “befasinë” tek PDK-ja dhe LDK-ja

Aktuale

Votat në mërgatë, këta janë dy kandidatët që po vazhdojnë “befasinë” tek PDK-ja dhe LDK-ja

Më: 3 mars 2025 Në ora: 08:44
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka proceduar rezultatet e më se 66% të votave me postë nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë subjekti politik më i votuar, me 52 për qind të votave.

Votat me postë tek kandidatët e VV’së nuk kanë dallim nga ato të rregulltat.

Sidoqoftë, tek LDK’ja dhe PDK’ja po vazhdojnë befasinë dy kandidatë në votat me postë.

Hysen Çekaj deri më tani ka marrë 7,457 vota, duke qëndruar menjëherë pas Kujtim Gashit i cili ka 7,601 vota dhe Lumir Abdixhikut me 10,858 vota.

Ndërkaq i treti në listën e PDK’së qëndron Ragip Xhaka me 1,309 vota, teksa Memli Krasniqi si i dyti ka 1,610 vota dhe Bedri Hamza si bartës i listës 2,901 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat