Po ndryshon rezultati zgjedhor: Kështu pritet të ndahen ulëset në kuvend

Aktuale

Po ndryshon rezultati zgjedhor: Kështu pritet të ndahen ulëset në kuvend

Më: 3 mars 2025 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Vetëvendosje pritet t’i fitojë 48 mandate në legjislaturën e nëntë të kuvendit, bazuar në rezultatet aktuale preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka thënë sot analisti Shenoll Muharremi.

Muharremi, në një postim në rrjetin social Facebook të hënën, tha se bazuar në trendin e votave me postë, Lidhja Demokratike e Kosovës do të rritet për një deputet, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës do të bie për një deputet.

“Nëse ky trend vazhdon, sipas tij, PDK-ja do të ketë 23 deputetë, kurse LDK-ja 21 deputetë. AAK-ja me Nismën, pritet të kenë 8 deputetë”, tha Muharremi.

Image
Postimi i Muharremit

 

Ndarja e ulëseve në kuvend është llogaritur bazuar në rezultatet aktuale të numërimit të 100% të votave në vendvotime dhe rreth 70 për qind të votave në diasporë.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përditësimin e fundit nga numërimi i votave me postë.

Aktualisht, janë të numëruara më shumë se 66% e votave me postë.

Lëvizja Vetëvendosje ka 52.72%, apo mbi 21 mijë e 100 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të befasojë, me afër 30% të votave nga diaspora, apo mbi 12 mijë vota. PDK-ja ka rreth 8% apo 3 mijë e 200 vota, kurse AAK-ja ka 3.32%.

Pas numërimit të votave përmes postës, KQZ-ja do të nisë me numërimin e votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat