Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Aktuale

Ndërron jetë i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu

Më: 3 mars 2025 Në ora: 11:14
Bashkim Deliu

Është ndarë nga jeta i mbijetuari i Masakrës së Abrisë, Bashkim Deliu.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale të Drenasit, por edhe nga koleksionuesi i kasetave për krimet e luftës, Esat Shala.

“Bashkim Deliu sot iku nga kjo botë, dëshmitar i masakrës së familjes Deliu! Ai ishte dëshmitar i masakrës së familjes Deliaj, një krim që i mori jetën pesë anëtarëve të familjes së tij.

Dëshmitarët po ikin nga kjo botë më një pik në zemër, dëshira e Bashkimit ishte qe të i shoh kriminelet serb në burgje të dënuar për krime lufte, por kjo nuk ndodhi asnjëherë dhe Bashkimi iki nga kjo botë pa ju realizuar kjo dëshirë”
, ka shkruar Shala.

Bashkim Deliu ndërroj jetë pas një sëmundje të rëndë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat