Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon të përformoj mirë me votat me postë. Partia e Lumir Abdixhikut ka rreth 30%, kur janë numëruar 145 kuti prej 187 sa janë gjithsejtë.
Ky rezultat ka ndikuar edhe në renditjen e kandidatëve që po synojnë mandatin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Paris Guri, Alban Zogaj, Sadri Berisha, dhe Shkëmb Manaj janë kandidatë serioz për të siguruar mandatin.
Aktualisht, Paris Guri, ka 17675, Alban Zogaj 17 645, Sadri Berisha, 17 322 dhe Shkëmb Manaj 16 864.
Kjo renditje mund të ndryshoj pas numërimit në tërësi të votave me postë.
Poashtu ditëve në vijim pritet të numërohen edhe rreth 15 mijë vota që janë me kusht dhe nevoja të veçanta.
LDK në legjislaturën e re pritet të ketë 20 deputetë. Në legjislaturën e kaluar kjo parti kishte 14 deputetë.