Rinë Zhitia, anëtare e Lëvisjes Vetevndosje, ka denoncuar publikisht se më 14 shkurt është kërcënuar me jetë brenda hapësirave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR).
Ajo ka thënë se është kërcënuar nga by persona, njëri i identifikuar si Venhar Morina dhe tjetri i njohur për policinë, kanë ushtruar presion mbi numëruesit me qëllim ndikimin e procesit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Më datën 14 shkurt, rreth orës 18:00, dy persona, njëri me ID të numëruesit të QKN-së dhe tjetri pa një ID të identifikueshme më kanë kërcënuar me jetë brenda hapësirave të Qendrës së Numërimit në Prishtinë.
Personi me ID, të cilin kam arritur ta identifikoj, ka qenë Venhar Morina, ndërsa emri i tjetrit është i njohur për policinë, pasi të dy i kam raportuar atë natë. Qëllimi i tyre ka qenë të ndikojnë procesin, duke ushtruar presion mbi numëruesit për të shpallur vota të pavlefshme.
Të nesërmen, edhe pas raportimit në polici, Venhar Morina ka qenë sërish në sallën e QKN-së. Si KKZ e Prishtinës, kemi mbajtur një mbledhje dhe jemi dakorduar të paraqesim një kërkesë për tërheqjen e akreditimit për këtë person. Megjithatë, ky vendim nuk u përcoll kurrë në KQZ.
Si pasojë, kam dorëzuar personalisht një ankesë edhe në KQZ, por nuk mora asnjë përgjigje. Nuk mund të di arsyet e këtij mosveprimi, por as nuk mund të qëndroj në një vend pune ku kërcënohet me jetë një grua, një punëtore e këtij institucioni, dhe nuk ndërmerret asnjë veprim.
KQZ duhet të veprojë, njëjtë dhe Prokuroria.