Policia nuk ka informata nëse vërtet ka ndodhur incident në QNR
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), edhe sot raportohet se ka ndodhur një incident.
Sipas mediave, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit. Ky i fundit është parë pas incidentit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ndërkohë, është raportuar edhe për ekipe shtesë të Policisë së Kosovës, pikërisht për shkak të pranisë së familjes Geci dhe Alban Krasniqit. Megjithatë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i ka thënë mediave, se nuk kanë ndonjë informatë për ndonjë incidet apo numër të shtuar të zyrtarëve policorë në QNR.
Ndërkohë, Gani Geci u ka thënë mediave se situata nuk ishte e atillë sa të ketë ndonjë konfrontim. Ai tani është larguar nga QNR, derisa aty po ndodhet Alban Krasniqi.