Pse nuk mund të ketë një Qeveri të opozitës? Spahiu shpjegon arsyen

Aktuale

Pse nuk mund të ketë një Qeveri të opozitës? Spahiu shpjegon arsyen

Më: 4 mars 2025 Në ora: 06:21
Profesori, Nexhmedin Spahiu

Profesori, Nexhmedin Spahiu ka thënë se nuk mund të ketë qeveri të opozitës.

Kjo pasi sipas tij do të ishte kundër interesave të LDK-së, e që sipas tij e njëjta nuk është e interesuar që të këtë koalicion me PDK-në.

Spahiu tha se LDK nuk është e interesuar as për koalicion me LVV-në.

“Zgjedhja e presidentit/es besoj që do të shkaktojë një krize politike. Por, këtu është problemi se pse nuk mund të këtë qeverisje të opozitës. Kjo pasi do të ishte kundër interesit të LDK-së. LDK nuk ka interes që të bëjë koalicion as me LVV-në e as me PDK-në nëse donë më u rrit dhe mos me shkarku vetën…Mund të këtë lëvizje të deputeteve, por edhe të deputeteve të LVV-së, nëse i vjen radha opozitës me formu Qeverinë”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat