​Sot përfundon numërimi i votave të diasporës

Aktuale

​Sot përfundon numërimi i votave të diasporës

Më: 4 mars 2025 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Numërimi i votave me postë i diasporës po shkon drejt fundit. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky proces do të përfundojnë sot për të vazhduar pasta numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me aftësi të kufizuara.

Në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ-ja ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime.

Vota me kusht që do të numërohen janë 12 mijë e 801, ndërsa votat e personave me nevoja të veçanta janë 2,597.

Tek pas përfundimit të tyre dhe pasi të marrin konfirmimin nga Paneli për Ankesa dhe Gjykata Supreme, atëherë, KQZ mund të shpallë rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat