Kurti: Prokuroria po e lufton qeverinë, jo krimin e korrupsionin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Prokurorinë se po lufton qeverinë e vendit, e jo krimin dhe korrupsionin. Kurti, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshmi të martën në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, tha se nëse kjo e fundit e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte tek ai në Zyrë të Kryeministrit.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, akuzoi Prokurorinë se po lufton qeverinë e vendit, e jo krimin dhe korrupsionin. Kurti, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshmi të martën në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, tha se nëse kjo e fundit e ka pasur të rëndësishme dëshminë e tij do të duhej të shkonte tek ai në Zyrë të Kryeministrit.
Kurti nga Gjilani, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemeli të një çerdheje, tha se është i gatshëm të jap dëshminë, mirëpo vetëm në zyrën e tij, pasi siç shtoi ai, ka pasur raste të tilla edhe në të kaluarën, raporton KosovaPress.
Ai ka refuzuar të jap dëshminë e tij edhe në dy ftesa paraprake të Prokurorisë Speciale gjatë muajit dhjetor 2024.
Kurti: Prokuroria po e lufton qeverinë, jo krimin e korrupsionin
“Unë asnjëherë s’kam thënë se nuk do të jap dëshmi apo refuzoj të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë jo vetëm që jam i gatshëm por edhe interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër i kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret se kur mund të bëhet dëshmia. Unë i mirëpres Prokurorinë e Shtetit në Zyrën e Kryeministrit. Ka pasur raste edhe në të kaluarën kur prokurorët dhe hetuesit kanë ardhur për kryeministra dhe madje jo vetëm si dëshmitarë por edhe si të pandehur. Prandaj s’ka asnjë arsye që mos të vazhdohet. Qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime. Nëse prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time ai duhet të vinte tek ne. Një prokuror nëse ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë. Shtrohet pyetja pse i humb prokuroria tre muaj? Për bindjen time të fuqishme më shumë është e interesuar të mbush ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjell drejtësi. Kurrë Prokuroria e Shtetit s’ka qenë më e lirë për të vepruar. Fatkeqësisht lirinë po e përdorë dhe keqpërdorë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionin”, tha Kurti.
Përkitazi me këtë,Kurti theksoi se përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje, as ai nuk do të ndryshojë qëndrim.
Sipas tij, shteti po dëmtohet nga, siç e quajti ai, barrikadimi i Këshillit Prokurorial dhe Prokurorisë Speciale, derisa përmendi që rreth 247 kallëzime penale të dorëzuara nga ministrat e qeverisë Kurti s’kanë prodhuar asnjë aktakuzë, raporton KosovaPress.
Kurti: Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje, as unë nuk do të ndryshoj qëndrim
“Ministrat e qeverisë që udhëheq unë, i kanë dorëzuar 247 kërkesa për hetime ose kallëzime penale, por asnjëherë prej tyre s’ka prodhuar hetim me aktakuzë. Pra, çka bën prioritete prokuroria, flet për prokurorinë dhe jo për krimin dhe korrupsionin, pasi ai është dashur të luftohet prej tyre. Ju e dini se zgjedhjet në Kosovë nuk mbahen për kryeprokuror por për kuvend dhe ekzekutiv të ri. Kyreprokurorët janë aty të barrikaduar si në Prokurorinë Speciale dhe sidomos në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Kjo është për të ardhur keq dhe është një dëm i vazhdueshëm dhe një padrejtësi që po i bëhet shtetit. Përderisa prokuroria nuk ndryshon qasje dhe as udhëheqje se këto dy po duken të lidhura njëra me tjetrën nuk kam pse ndryshoj qëndrim as unë”, theksoi Kurti.
Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë të martën në vendosjen e gurthemelimit të një çerdheje në Gjilan, së bashku me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacvci dhe kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ftesa për sot ndaj Kurtit ka ardhur pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 shkurt ka lëshuar urdhër që obligon kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurti që të paraqitet më 4 mars në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të dhënë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore, raporton KosovaPress.
Sipas njohësve juridikë, pas refuzimit për dëshmuar, përkundër urdhrit të gjykatës, Kurti mund të gjobitet me 250 euro.
-----
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë, por i ka ftuar hetuesit e Prokurorisë Speciale që t’i shkojnë në zyrën e tij.
Sipas Kurtit, ka pasur raste më parë kur “hetuesit kanë ardhur në zyrën e kryeministrit, edhe madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe të pandehur”.
“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen.
Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit…S’ka ndonjë arsye që të mos vazhdojë. Pra, qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet dëshmia nga ana ime”, ka thënë Kurti.
Kryeministri tutje ka shtuar se Prokuroria po e keqpërdor lirinë dhe po e lufton Qeverinë, e jo krimin e korrupsionit.
“Nëse Prokuroria e ka pasur shumë të rëndësishme dëshminë time, ajo do të vinte te ne. Një prokuror që ka synim dëshminë e një dëshmitari, ajo nuk humb kohë.
Shtrohet pyetja pse i humbi Prokuroria 3 muaj. Për bindjen time është e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarku sesa të sjellë drejtësi.
Kurrë Prokuroria e Shtetit në Kosovë s’ka qenë më e lirë. Lirinë po e përdor e keqpërdor për të luftuar Qeverinë, e jo krimin e korrupsionin. Gjithmonë kam qenë i gatshëm të dëshmoj”, ka shtuar ai.