Nagavci rrugës për Gjilan për vendosjen e gur-themelit të çerdhes: Vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë

Aktuale

Nagavci rrugës për Gjilan për vendosjen e gur-themelit të çerdhes: Vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:03
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se sot do të vihet gur-themeli për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit”, në Gjilan.

Nagavci tha se vitin e ardhshëm kjo çerdhe do të mirëpres 80 vogëlushë.

Jemi rrugës për Gjilan ku do të vendosim gur-themelin për ndërtimin e çerdhes tek “Livadhet e Arapit’. 80 vogëlushë do t’i mirëpres çerdhja vitin e ardhshëm dhe kjo është çerdhja e gjashtë që po e ndërtojmë në këtë mandat qeverisës në Komunën e Gjilanit”, tha Nagavci.

Tutje ajo theksoi se objekti që do të ndërtohet do të ketë standarde bashkëkohore dhe kushte shumë të mira për fëmijët.

Ambiente të ngrohta e me plotë dritë, objekte me standarde bashkëkohore dhe kushte më të mira për vogëlushët tanë gjithandej në Kosovë”, ka thënë Nagavci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat