Prokuroria Speciale ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti nuk u paraqit për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me rezervat shtetërore.
Në një komunikatë për media, Prokuroria ka thënë se përkundër se Kurti ishte i obliguar me urdhër të Gjykatës, nuk u paraqit për të dëshmuar në orën 10:00.
Kështu, Prokuroria ka njoftuar se do të veprojë sipas ligjit në fuqi, njëjtë sikur në rastert tjera penale.
“Prishtinë, 4 mars 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veproj duke respektuar legjislacionin në fuqi” - thuhet në njoftim.