Gjykata refuzon pranimin e fajësisë ndaj drejtoreshës së MKRS-së, e akuzuar për mosraportim të plotë të pasurisë

Aktuale

Gjykata refuzon pranimin e fajësisë ndaj drejtoreshës së MKRS-së, e akuzuar për mosraportim të plotë të pasurisë

Më: 4 mars 2025 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Në seancën fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Rrezarta Loxha-Vitaku, drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), pranoi fajësinë për mosdeklarim të plotë të pasurisë. Por Gjykata ia refuzoi këtë pranim fajësie.

Ky refuzim u bë pasi që gjyqtari i vetëm gjykues, Bujar Ahmeti, konstatoi që pranimi i fajësisë nuk është në përputhje më shkresat e lëndës.

Refuzohet pranimi i fajësisë pasi nuk është në përputhje me shkresat e lëndës”, tha gjyqtari Ahmeti.

Por prokurori i rastit Dardan Qela propozoi aprovimin e fajësisë së të pandehurës, pasi sipas tij janë plotësuar kushtet ligjore.

Paraprakisht, gjatë kësaj seance pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Qela, e pandehura Loxha-Vitaku kishte pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 gusht 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj Rrezarta Loxha-Vitakut, me kërkesë për shqiptim të urdhrit ndëshkimor.https://zeri.info/inarticle.html

Loxha-Vitaku akuzohet që në cilësinë e drejtoreshës në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), përkundër detyrimit për të deklaruar pasurinë, të ardhurat, dhuratat, si dhe dobitë e tjera materiale dhe financiare, nga 1 deri më 31 mars të vitit 2022, për vitin paraprak (nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2021), e njëjta gjatë deklarimit nuk i ka përfshirë të gjitha të dhënat edhe përkundër që i ka deklaruar pajisjet e ordinancës, ajo nuk e ka deklaruar emrin e ordinancës së bashkëshortit, të shoqërisë tregtare.

Me këtë, Loxha-Vitaku akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga Neni 430, paragrafi 1 të Kodit Penal. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat