KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë të mërkurën

Aktuale

KQZ-ja pret që numërimi i votave të përfundojë të mërkurën

Më: 4 mars 2025 Në ora: 14:50
Valmir Elezi

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka ka thënë se pret që të mërkurën (5 mars) të përfundojë numërimi edhe i votave të fundit, atyre me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Elezi është shprehur po ashtu se sot ka nisur numërimi i votave me kusht.

Në QNR është në përfundim e sipër procesi i numërimit nga votimi jashtë vendit, respektivisht votimi përmes postës. Pra gjatë ditës së sotme do të përmbyllim procesin e numërimit të votave nga votimi jashtë Kosovës dhe gjithashtu në QNR ka filluar procesi i numërimit të votave me kusht dhe pastaj edhe votave të personave me nevoja të veçanta. Ky proces do të bëhet sot dhe presim të përfundojë nesër”, tha ai.

Sot pritet të përfundojë procesi i votave me postë. Pastaj sot ka nisur edhe procesi i votave me kusht, e pastaj do të nis numërimi i votave të personave me nevojave të veçanta”, ka thënë Elezi.

Deri tash janë kryer numërimet nga vendvotimet dhe ato në përfaqësi diplomatike. Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 42 për qind apo 48 ulëse në Kuvend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat