Detaje të reja për personin që grisi Kuranin në Prizren

Aktuale

Detaje të reja për personin që grisi Kuranin në Prizren

Më: 4 mars 2025 Në ora: 16:05
Personi që grisi Kuranin në Prizren

Media më herët ka raportuar se i dyshuari për grisjen e Kuranit në Prizren sot është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe zyrtrarisht nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës gjegjësisht Drejtoria Kundër Terrorizmit me Drejtorinë Rajonale Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, sot ka arrestuar një person mashkull kosovar, i dyshuar për veprën penale nga KPK Neni 141 “Nxitja e urrejtjes përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”. Lidhur me këtë rast po ashtu është bastisur shtëpia ku jeton i dyshuari në rajonin e Prizrenit”, ka potencuar ai.

Tutje, ai ka bërë të ditur se personi që ka grisur Kuranin ka të kaluar kriminale.

“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”, ka thënë Kelani.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat