Kaq mandate pritet të kenë partitë politike në Kuvend

Aktuale

Kaq mandate pritet të kenë partitë politike në Kuvend

Më: 4 mars 2025 Në ora: 18:23
Kuvendi

Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) ka prezantuar ndarjen përfundimtare të mandateve pas certifikimit të votave me postë të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka thënë se tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Vetëm në rast se ndodh ndonjë trend i pazakontë, sipas tij.

“Pas numërimit të të gjitha votave nga vendvotimet e rregullta, votat nga nga diaspora (qoftë përmes postës apo misioneve diplomatike), tashmë shpërndarja e mandateve është e qartë dhe nuk pritet të ketë më ndryshime. Sipas përllogaritjeve, ndarja e mandateve do të jetë:

✔ LVV – 48 mandate

✔ PDK – 24 mandate

✔ LDK – 20 mandate

✔ AAK – 8 mandate”, ka thënë ai.

Image
Tabela

"Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, këto vota kanë ndjekur pothuajse të njëjtin trend si votat e rregullta – me një rritje të lehtë për partinë e parë.

E vetmja rrethanë, e cila mund të prodhojë lëvizje në (një të vetëm!) mandate, është nëse LDK arrin të marrë mbi 20% të votave me kusht, duke fituar një mandat nga PDK. Por për këtë, do të duhej një ndryshim i dukshëm i trendit, që nuk ka ndodhur më parë”, përfundon Cakolli

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat