Votimi nga diaspora ka nxjerrë në pah një ndryshim të qartë në mbështetjen e partive politike kosovare. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, të dhënat tregojnë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar rënie në numrin e votave, me 28 vota më pak.
Në anën tjetër, partitë e tjera kanë përfituar ndjeshëm. Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar një rritje të madhe me 15,748 vota më shumë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 2,021 vota shtesë. Koalicioni AAK-NISMA ka pasur një rritje më modeste, me 746 vota më shumë.
Këtë krahasim e ka bërë Albert Krasniqi.
Postimi i plotë:
Rezultatet e votimit jashtë vendit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, tregojnë se vetëm VV ka shënuar rënie të numrit të votave, respektivisht 28 vota më pak. Ndërkohë, partitë e tjera kanë shënuar rritje. LDK ka pasur rritjen më të madhe me 15,748 vota më shumë, PDK 2,021 vota më shumë, dhe AAK-NISMA me 746 vota më shumë. VV kishte shpresuar se mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike do të sillte më shumë përkrahje nga diaspora, por kjo pritje nuk është realizuar.
