Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, ka vizituar Gardën e Republikës së Shqipërisë me seli në Tiranë.
Drejtori Hoxha u prit nga Drejtori i Gardës Ermal Onuzi.
"Sot me daten 04.03.2025, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha, ka vizituar Gardën e Republikës së Shqipërisë me seli në Tiranë.
Drejtori Hoxha u prit nga Drejtori i Gardës z.Ermal ONUZI.
Në takim u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Gardës së Republikës për të avancuar trajnimet e përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave mes dy institucioneve respektive.
Kjo vizitë konsiderohet historike sepse është hera e parë që një drejtor i Policisë së Kosovës viziton Gardën e Republikës", thuhet në njoftimin për media.