Skandal zgjedhor/ A u manipulua vota e diasporës? LDK përballet me akuza

Aktuale

Skandal zgjedhor/ A u manipulua vota e diasporës? LDK përballet me akuza

Nga: A.SH Më: 4 mars 2025 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Pak më parë, anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama reagoi duke thënë se nga procesi i numërimit të votave me postë nga mërgata janë zbuluar parregullsi të shumta.

"Parregullsitë pikësëpari kanë të bëjnë me rritjen artificiale të LDK-së me mbi 400% krahasuar me votimin në përfaqësi diplomatike, por ato bëhen edhe më serioze kur analizohen votat për kandidatin e kësaj partie, Hysen Çekaj, si dhe të disa kandidatëve tjerë. Derisa në Kosovë ai ka marrë 11,268 vota dhe vetëm 98 nga votimi në ambasada, pas numërimit të votave me postë ai renditet si kandidati i tretë më i votuar, me plot 12,000 vota deri tash", ka shkruar ai.

Për këtë reagoi edhe ministri Hekuran Murati, i cili tha se tash ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së.

Postimi i Muratit:

Tashmë ka argumente të shumta që faktojnë manipulimin e votës me postë nga ana e LDK-së. Kjo hedh hije të zezë mbi këtë proces zgjedhor dhe është e papranueshme.

Organet e rendit duhet të vihen në lëvizje sa më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat