Numërimi i votave me kusht/ Kështu qëndrojnë me rezultate partitë në Podujevë dhe Vushtrri

Aktuale

Numërimi i votave me kusht/ Kështu qëndrojnë me rezultate partitë në Podujevë dhe Vushtrri

Më: 4 mars 2025 Në ora: 20:14
Ilustrim

Krahas votimit të rregullt, nëpër komuna sivjet ishin të caktuara nga një qendër për votim me kusht.

Në Podujevë, votimi me kusht u zhvillua në shkollën fillore “Enver Maloku”, ndërkaq në Vushtrri, në shkollën fillore “2”.

Në rezultatet preliminare të siguruara nga IndeksOnline, në Podujevë janë numëruar 152 vota me kusht, ndërkaq në Vushtrri janë numëruar 116 sosh.

Në qendrën e votimit me kusht në Podujevë, Vetëvendosje prin me 94 vota, e pasuar nga LDK-ja me 30, PDK-ja me 25 dhe AAK-ja me 3.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat