Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke e grisur librin e shenjtë, Kuranin.
Siç merr vesh media i dyshuari për këtë vepër është: Ismet Popaj, një fotografi të të cilit e ka siguruar media.
I njëjti, sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar sinjali, e kishte vrarë babain e tij në vitin 2006.
Se Popaj ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.
“Personi në fjalë ka të kaluar kriminale për Vrasje, Dhunë në Familje dhe Kanosje, po ashtu i njëjti vuan nga një sëmundje psikike si dhe ka pranuar tretman psikiatrik obligativ”.

I dyshuari sot është arrestuar për grisjen e Kuranit dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.