Deputetja e VV kërkon hetime urgjente: Lidhja u lidhë me mërgatën përmes mashtrimit dhe manipulimit

Aktuale

Deputetja e VV kërkon hetime urgjente: Lidhja u lidhë me mërgatën përmes mashtrimit dhe manipulimit

Nga: N.E Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:12
Deputetja në ardhje e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci

Deputetja në ardhje e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, thotë se procesit zgjedhor demokratik po i vendoset një hije e zezë.

Sipas saj, Lidhja që planifikonte të lidhte mërgatën, po ndjek rrugën e mashtrimit dhe manipulimit.

“Një procesi zgjedhor demokratik po i vendoset një hije e zezë.

Lidhja që planifikonte me u lidhë me mërgatën, por rruga e saj po del të jetë ajo e njëjta, përmes mashtrimit dhe manipulimit. Lidhja që synonte rritje, po del të jetë veç artificiale, se reale u pa në votat tjera. Dallimet e mëdha të votave të LDK-së me postë dhe atyre nga përfaqësitë diplomatike, apo edhe brenda Kosovës, janë dëshmi se dikush i ka futë thellë duart në fletëvotime”, shkruan Statovci.

Tutje ajo ka kërkuar që organet e rendit urgjentisht të nisin hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat