Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e Rreshtimit të Kuadrateve të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kjo ceremoni organizohet me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.
Ngjarja do të zhvillohet nesër në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ajo do të fillojë në orën 12:00.