Vetëvendosja 28 vota më pak nga diaspora se në vitin 2021

Aktuale

Vetëvendosja 28 vota më pak nga diaspora se në vitin 2021

Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:17
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 28 vota më pak nga mërgata, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2021.

Në vitin 2021, VV kishte marrë nga mërgata 44 mijë e 252 vota, teksa sivjet ka marrë 44 mijë e 224 vota.

Në zgjedhjet e para katër vitesh, mërgata ka mundur të votojë vetëm përmes postës, teksa në zgjedhjet e këtij viti ka qenë mundësia e votimit edhe nëpër përfaqësi diplomatike, edhe përmes postës. Nga votimi nëpër përfaqësi diplomatike, VV ka marrë 12 mijë e 261 vota e nga votimi përmes postës 31 mijë e 963 vota.

VV në 2021 kishtë marre më së shumti vota apo 44 mijë e 252 vota, ndërkohë e dyta kishte dalë PDK me 5 mijë 32, LDK e treta me 4 mijë e 287 vota, derisa AAK kishte vec 1112 vota.

Bazuar në këtë rezultat, rritjen më të madhe në vota e ka LDK’ja ku krahasuar me 2021 ka shtuar 15 mijë e 748 vota nga mërgata. Edhe PDK është rritur për 2 mijë e 21 vota, teksa AAK për 746 vota.

Me rezultatet aktuale, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike dhe me postë, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme. Për të pasur shumicën, duhen së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka aktualisht 48 deputetë.

Image
Tabela

Kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur. Partitë opozitare, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat