Kryeziu e quajti VV-në “lëvizje kriminale”, Drenori dhe Halilaj largohen nga studio në shenjë proteste

Aktuale

Kryeziu e quajti VV-në “lëvizje kriminale”, Drenori dhe Halilaj largohen nga studio në shenjë proteste

Më: 4 mars 2025 Në ora: 22:40
Halilaj dhe Drenori

“Kërkush s’ia ka pa hajrin më shumë këtij sistemi të drejtësisë sesa Lëvizja kriminale Vetëvendosje”, këto ishin fjalët e Nijazi Kryeziut.

Me këtë deklarim, Kryeziu ka shkaktuar një tension të madh në “politiko” teksa po diskutohej për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit aktual, Albin Kurti.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të forta në studio, duke bërë që avokati Gazmend Halilaj dhe komentatori politik Xhavit Drenori të largoheshin nga emisioni në shenjë proteste.

Drenori reagoi duke thënë: “Lëvizje kriminale… Nuk është pjesë e debatit tem. Një njeri që flet për telefonatat në Pronto nuk mund të marrë pjesë në debatin tim.”

Ndërkohë, Halilaj theksoi: “Nëse një lëvizje quhet kriminale, atëherë unë do të largohem nga studio.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat