Kryesimi i Misionit Verifikues të marrë përsipër nga OSBE në Kosovë, ishte mirëpritur nga lideri i atëhershëm i ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq.
Në një intervistë, njeriu që futi NATO-n në Kosovë tha se Millosheviqi kishte menduar se do t’i ndihmonte serbëve dhe jo kosovarëve.
“Më kanë thënë, nuk e di se sa qëndron, se Sllobodan Millosheviq e pranoi emërimin tim sepse ai mendonte se isha mik i serbëve për shkak të asaj që bëra në Kroaci – që ishte mbrojtja e serbëve atje”.
“Ai gaboi në vlerësimin e tij, por më mirëpriti që të vija dhe të filloja misionin këtu. Mendoj gjithashtu se ai donte që një amerikan të ishte në atë pozitë”.
Sipas tij, ai mendonte se Walker nuk kishte njohuri të mjaftueshme sa i përket situatave të zhvilluara.