Kush e dërgoi William Walkerin në Kosovë ta kryesojë misionin e OSBE-së?

Aktuale

Kush e dërgoi William Walkerin në Kosovë ta kryesojë misionin e OSBE-së?

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:07
William Walker

Ambasadori amerikan William Walker, si asnjëherë më parë, përmes një interviste, ka rrëfyer prapaskenat e Misionit që kryesoi gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha se për shkak të përvojës së kaluar në zonat e tjera të konflikteve, Sekretarja e atëhershme e Shtetit, Madeleine Albright e kishte konsideruar atë si kompetent në Kosovë. “Madeleine Albright më tha se më kishte zgjedhur për të shkuar në Kroaci sepse kisha përvojë në një zonë lufte.

Kolegët e mi evropianë, të cilët jetonin në Paris ose Romë, nuk kishin njohuri për luftën.

Pra, pasi përfundova detyrën time në Kroaci, u ktheva në Departamentin e Shtetit duke menduar se do të kthehesha në Amerikën Latine”. “Por Madeleine Albright, për ndonjë arsye, mendoi për mua kur OSBE-ja po organizonte një mision për Kosovën”, deklaroi Walker.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat