Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Qasja e Vuçiqit mund të sjellë luftë qytetare

Aktuale

Ish-deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Qasja e Vuçiqit mund të sjellë luftë qytetare

Më: 4 mars 2025 Në ora: 23:30
Parlamenti serb

Trazira ndodhën sot në Kuvendin e Serbisë.

Tym e flakë, u pa brenda sallës e krejt kjo u shkaktua nga opozita atje, në kundërshtim të politikës së presidentit Aleksandar Vuçiq.

Në fillimet e seancës shumica parlamentare miratoi rendin e ditës me 62 pika, përshirë atë për ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, dhe konstatimin e dorëheqjes së kryeministrit Millosh Vuçeviq.

E krejt për këtë ngjarje, në Edicionin Special në Klan Kosova foli edhe ish-deputeti në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Sipas Hasanit, qasja e Vuçiqit do të sjellë luftë qytetare atje.

“Sepse është mjaft kokëfortë. Edhe Ana Bërnabiq është kokëforte dhe shoviniste”, deklaroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat